Salla e artë
Salla e artë është e para me të cilën prezantohet vizitori në MKAM. Ajo është konceptuar si një prezantim befasues me pasurinë e objekteve, larminë e stileve dhe veprat e ekspozuara ngjitur me njëra tjetrën e godasin vizitorin si një e vetmme. Ngjan si një instalacion modern. Këtu janë ekspozuar që nga afresku i transplatuar i Onufrit deri te ikonat e fillim shekullit të njëzetë. Baldakinë, Dyer të Bukura, kryqe , imazhe të Krishtit e Virgjëreshës, Shenjtorë e Strategë, skena të ndryshme rrinë këtu pranë njëra tjetrës dhe shigjetojnë shikuesin. Në sfondin e artë që evokon sfondet e ikonave qëndrojnë krahas veprave anonime ikonat e mrekullueshme të Kostandin Shpatarakut e të të murgut Kostandin, të vëllezërve Zografi e të atyre Çetiri.
Ballkoni
Në këtë sallë janë ekspozuar ikonat e periudhës bizantine që datojnë ne shekujt XIV-XV. Ka disa faktorë që veprat e kësaj periudhe janë të pakta. Pushtimi otoman, periudhat ikonoklaste që kalonte herë pas here Bizanti, lufta kundër fesë gjatë komunizmit kanë bërë që të shkatërrohen shumë vepra. Pikturat më të vjetra të artit kishtar që kanë mbijetuar deri më sot janë disa piktura murale që I takojnë shek XIII. Ikonat e lëvizshme të ekspozuara këtu janë të periudhës bizantine dhe disa të shek XV. Gjatë këtij shekulli pas rënies të Kostandinopojës më 1453 nuk ka produkt artistik të rëndësishëm.
Ikonografia në këtë periudhë është kryesisht e stilit paleolog. Dallon për linja elegante por edhe të forta si dhe për harmoninë e midis ngjyrave dhe kontrasteve njëkohësisht, shumë të veçanta. Tepër sugjestive dhe mistike njëkohësisht, këto ikon, mbartin vlera të vërteta artistike. Të tilla janë: Kryeëngjëlli Mikael apo Shën Maria me Krishtin, e gjetur në kishat – guvë, heremite, në Prespë
Labirinthi i zi
Në këtë pavion janë ekspozuar vepra nga më të rëndësishmet e koleksionit të MKAM që datojnë në shekujt XVI – XVII, duke nisur me ato të shkollës kreto – veneciane. Emra të rëndësishëm të ikonografisë, si artit figurative në Shqipëri, si Onufri I madh, apo Onufër Qiprioti e deri te ikonat Postenanit dhe ato të Vithuqit, pikturuar në frymë antiklasike.
Veprat e kësaj salle janë pasqyrim i tendencave të ndryshme artistike të kësaj periudhe dhe ndryshimeve që ka pësuar piktura postbizantine në territorin shqiptar.
Onufri, mjeshtri i madh
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, mban numrin më të madh të ikonave të realizuara nga artisti më i madh, i ikonografisë Pasbizantine, në Shqipëri, Onufri, të cilit i është rezervuar një vend i veçantë për ekspozim.
Janë ekspozuar njëmbëdhjetë vepra të kryemjeshtrit njëra më mahnitëse se tjetra. Ato kanë qënë pjesë e ikonostaseve të kishave të “Shën Triadhës”, “Ungjillëzimit” dhe “Shën Kostandini dhe Elena” në Berat. Ai shkëlqeu në shek.XVI, si piktori i shumë ikonave të lëvizshme dhe muraleve, të cilat i realizoi në shumë kisha, jo vetëm brenda vendit.
Onufri shfaqet si artist me një talent të jashtëzakonshëm që njihte mirë traditën bizantine por edhe artin perëndimor. Ai ishte mjeshtër i pashoq në kompozim dhe përdorimin e ngjyrës, e cila luan rol dominant në veprën e tij. Spikat përdorimi prej tij, i të kuqes, tepër të veçantë, e cila rrezaton fuqishëm tek sfondet e arta dhe kontraston bukur me të gjelbrat dhe blutë e thella. Së bashku me ngjyrat, brenda kompozimeve të tij qëndrojnë bukur peisazhet, portretet me kontraste, si dhe organizimi me disa skena, brenda kuadratit, të cilat e dallojnë Onufrin dhe artin e tij, duke e bërë unik dhe të papërsëritshëm.
Veprat ruhen në gjendje të mitë falë njohjes të mirë qe ka pasur artisti edhe për anën teknike të realizimit të tyre.
Salla e kuqe
Ky pavion dominohet nga ikonostasi i kishës të” Shën Nikollës “ në fshatin Rehovë të Ersekës. Është realizuar në dru are, në fillimet e shek. XIX .
Ikonat e ekspozuara në këtë pavion janë të shekujve XVIII – XIX dhe përkojnë me periudhën që njihet si rilindja postbizantine në Shqipëri. Në ekspozitë ka vepra të Murgut Kostandin (Kostandin Jeromonaku), I cili njihet si artist brilant I ikonave të lëvizshme që dekoronin ikonostaset e kishave të Voskopojës, Shën Naumit, në Ohër, etj.. Prej tij ruhen në muze një numër I madh ikonash. Një vend I veçantë I është rezervuar piktorit të madh nga Shpati I Elbasanit, Kostandin Spatarakut. Ai njihet si piktor I ikonave të lëvizshme. Arti I tij reflekton tendencat e kohës të Malit Athos për tu kthyer tek modelet e vjetra. Ikonat e tij dekoronin kishat e Shën Pjetrit në Vithkuq, të Shën e Premtes në Kavajë, të Manastrit të Lindjes të Virgjëreshës në Ardenicë etj. Kostandini shfaqet edhe si një miniaturist I niveleve sipërore. Në shumë ikona ndërfuti element nga jeta e përditshme.
Në këtë pavion një vend të veçantë zë edhe ekspozimi I krijimtarisë të dy vëllezërve korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, veprimtaria artistike e të cilëve si ikonografë dhe freskografë zë një vend të rëndësishëm në peridhën 1744 – 1783. Ata u pasuan nga djemtë e tyre Eftim dhe Tërpo. Ata pikturuan tema nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, nga jeta e Krishtit, historia e kishës etj me një dramacitet original. Vepra që ata kanë lënë tregon dy artistë me talent dhe të trajnuar mirë, të pajisur me imagjinatë dhe është larg shablloneve. Ata e pasuruan traditën e vjetër të pikturimit me elemente të reja nga arti perëndimor dhe të tjerë element me karakter kombëtar. Këtu është ekspozuar edhe një ikonë nga David Selenicasi freskografi më I madh I shek XVIII në Shqipëri që ka punuar afresket e mrekullueshme të kishës të Shën Nikollës në Voskopojë dhe një ikonë e veçantë, me ndikim të ikonografisë slave, e piktorit Nikollë Guga.
Vepra e piktorëve grabovarë Çetiri , ikonografë dhe freskografë me një aktivitet të madh është përfaqësuar në këtë sallë më tre ikona. Bashëkë Tërpo Zografin , Eftimin dhe piktorin Mihal e djalin e tij Dhimitër ata janë të fundit artista me vlera në artin postbizantin në Shqipëri. Pas tyre ky art shkon drejt dekadencës.
Ikonostasi ( pjesë ndarëse ndërmjet sallës dhe altarit) IN7477
Ky ikonostas vjen nga kisha e Shën Nikollës në fshatin Rehovë të Ersekës dhe I përket fillim shekullit XIX.
Në kishat Ortodokse Bizantine, ikonostasi është një element I rëndësishëm ku ekspozohen ikonat sipas rregullave të përcaktuara. Është gdhendur në dru arre dhe ka tre rregjistra për vendosjen e ikonave. Është I dekoruar, në gdhendje dhe pikturuar me motive floreale, zoomorfe dhe antropomorfe që kanë ngarkesë simbolike. Mbizotëron motivi i hardhisë me gjethet dhe vilet e rrushit, shpendë dhe figura ëngjëjsh. Mbi të është brezi I parë ikonave të mëdha. Kauadratet ku vihen ikonat ndahen nga kolona të gdhendura që përfundojnë me kapitele. Në të djathtë ka gjithmonë një ikonë të Krishtit Pantokrator ndërsa në të majtë, Virgjëresha më Krishtin. Pranë saj vihej ikona kushtuar kishës dhe të djathtë të Krishtit vihej Joan Pagëzori. Rregjistrat e sipërm, me përmasa më të vogla zbukurohen nga ikona Dodekaorton (të Festave të Mëdha) dhe paraqitje të apostujve , ungjillorëve apo profetëve. Tre nga ikonat e mëdha dhe pothuaj gjithë ato të sipërmet janë origjinalet që ai ka pasur. . Ikonstasi ka një derë qëndrore me imazhin e Ungjillëzimit dhe katër ungjillorët zakonisht..Dyert e këtushme nuk janë origjinalet por vijnë nga një ikonostas më I hershëm, ai I kishës të Shën Marisë, në Lashovë. Dyert anësore mungojnë.
E bardha
Tre Jerarkët
Autori : Athanas dhe Konstandin Zografi
Data : 1760
Kjo është një ikonë me përmasa të mëdha, e cila vjen nga kisha “Burimi Jetëdhënës” një nga kishat kryesore në qytetin e Korçës.
Paneli është ndarë në dy pjesë. Në pjesën e sipërme është pikturuar Trinia e Shenjtë ndërsa poshtë tre hierarkë të kishës. Te skena e sipërme në të majtë shihet Krishti I ulur në fron dhe Ati në krahun e djathtë. Mes tyre qëndron kryqi që mbahet nga Krishti dhe mbi të Shpirti I Shenjtë. Ata qëndrojnë mbi re.Pas tyre shihen kerubinë dhe dy çifte ëngjëjsh përkulen drejt tyre me nderim. Në katër cepat shihen simbolet e Ungjillorëve.
Poshtë të veshur me veshjet ceremoniale të peshkopëve ortodoksë paraqiten në këmbë , në pamje frontale tre hierarkë të lartët të kishës: Shën Grigori , Shën Joan Gojëarti dhe Shën Vasili I Madh. Felonët që ata veshin janë dekoruar me motive floreale dhe gjeometrike ndërsa omoforët janë dekoruar me kryqe. Modelimi pothuaj I rrafshët I veshjeve është në kontrast me portretet dhe duart e pikturuara me vëllim e realizëm. Vepra është mbresëlënëse me imazhet dhe atmosferën që krijon.
Sinodi i Parë Ikumenik
Origjina : Kisha e Burimit Jetëdhënës, Korçë
Autori : Athanas dhe Konstandin Zografi
Data : 1765
Kjo ikonë e mrekullueshme vjen nga kisha “Burimi Jetëdhënes” në Korçë dhe është pikturuar nga Athanas Zografi me porosi të rufetit të Shën Kostandinit. Në të paraqiten dy episode nga jeta e perandorit Konstandin i Madh: Sinodi iParë Ekumenik dhe Vizioni i Kryqit në Urën e Mulvias. Ikona krijon një impresion ngrohtësie që me shikimin e parë dhe brenda atmosferës të përgjithshme baroke vihen re dy mënyra të ndryshme pikturimi. Pjesa lart me Sinodin Ekumenik është pikturuar konform traditës bizantine ndërsa poshtë vihet re trendi perëndimor . Lart paraqitet Kuvendi i parë që u mblodh në Nikea në vitin 325 dhe dënoi herezinë e Ariusit. Figura e Kostandinit dominon kompozimin . në të djathtë e në të majtë të tij janë ulur etërit e Kishës. Prapa tij qëndrojnë katër ushtarë. Në plan të parë tregohet episodi me Shën Nikollën ndërsa në të djathtë qëndron Shën Spiridhoni.
Në pjësën poshtë perandori ëashtë pikturuar hipur mbi kale të kuq duke hedhur shikimin drejt qiellit ku shihet vizioni kryqit. Ai ndiqet nga shenjtorë militarë dhe paraprihet nga këmbësoria veshjet dhe pelerinat e të cilëve valëviten në erë. Këtë skenë vëllezërit Zografi e kanë pikturuar edhe në manastirin Hiropotamu më 1783.
Dyert e Kishës “Llindja e Virgjëreshës”, në ishullin e Maligradit, Prespë
Këto janë dyert origjinale të kishës në shpellë, Lindja e Virgjëreshës në ishullin e Maligradit, Prespë. Ato datojnë rreth shekullit XIV dhe janë realizuar në dru.
Për dekorim janë përdorur edhe pafta metalike artizanale . Korniza anësore është gdhendur me motive gjeometrike. Nga kjo ruhen disa pjesë të vogla. Dy kanatat e derës kanë të njëjtin stil dekorimi. në pjesën e sipërme janë dy rrathë, në mes motivet formojnë kryqe ndërsa në ndarjen e tretë po ky motiv është vendosur diagonalisht. Paftat metalike janë përdorur mjeshtërisht dhe pasurojnë dekorin.