Hyrja Muzeu
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar u hap më 26 Prill 1980 në Korçë, me një fond fillestar prej rreth 6.000 ikonash të mbledhura nga e gjithë Shqipëria. Sot, muzeu administron 8.265 objekte, nga të cilat 6.400 janë ikona, duke përfaqësuar një nga koleksionet më të mëdha të artit ikonografik bizantin dhe post-bizantin në botë (shek. XIII–XX).
Këto artefakte janë dëshmi e qartë e pasurisë sonë artistike dhe trashëgimisë kulturore.
Pas një periudhe të gjatë mesjetare, të një histori mbijetese, të popullit tonë, të një lufte të pafund, ku sundues të ndryshëm gjithmonë kanë tentuar për të përvetësuar apo nënvlerësuar trashëgiminë tonë kulturore, dhe falë disa heronjve të kohës diktatoriale, të cilët arritën të shpëtonin një numër të konsiderueshëm ikonash, nga shkatërrimi i ideologjisë komuniste, ne sot mund të admirojmë Artin Bizantin në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar….