Promovimi i Revistës Shkencore MKAM – Botimi Nr. 03

Sep 10, 2025

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar promovon Botimin Nr. 03 të revistës së tij shkencore, një botim periodik dhe përvitshëm me ISSN: 2958-8324. Revista përmbledh artikuj shkencorë të referuar në aktivitetet shkencore të organizuara nga MKAM, si dhe studime nga kërkues dhe studiues të fushave të ndryshme të artit.
Artikujt fokusohen kryesisht në periudhën mesjetare dhe trajtojnë tema nga fusha e artit, historisë dhe trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në pasurimin e studimeve shkencore në këtë fushë.