“Ex Silentio” – Një udhëtim muzikor në Mesdheun antik

Jun 29, 2025

Koncerti “Ex Silentio” sjell një përvojë unike artistike përmes tingujve të muzikës antike mesdhetare. Ky koncert zhvillohet në kuadër të edicionit të XII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke dhe përbën një promovim të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim muzikor që ndërthur historinë, artin dhe shpirtin e qytetërimeve mesdhetare, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.