MKAM feston 45 vjet histori dhe trashëgimi kulturore

Apr 25, 2025

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar shënon 45-vjetorin e tij me një aktivitet përkujtimor të veçantë, duke rikujtuar hapjen e muzeut në prill të vitit 1980. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientin e jashtëm të muzeut dhe do të mbledhë miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete të fushës së kulturës.
Në kuadër të këtij përvjetori do të shfaqet një dokumentar i shkurtër në ledwall, i cili pasqyron rrugëtimin e muzeut ndër vite, si dhe do të promovohet një album i posaçëm që dokumenton aktivitetin dhe kontributin e MKAM gjatë këtyre 45 viteve.